Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj e Këlliçi diskutojnë për bashkimin e opozitës dhe kandidatin e përbashkët

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe sfidat e opozitës për të nxjerrë një kandidat unik për Bashkinë e Tiranës ishin në qendër të debatit në emisionin “Prime News24” në News24, ku morën pjesë Adriatik Lapaj dhe Belind Këlliçi.

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u shpreh se formula më e mirë për suksesin e opozitës është një aleancë e gjerë rreth një kandidati të pavarur. Sipas tij, është rënë dakord për emrin e Florjan Binaj dhe u bë thirrje për pjekuri politike në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, theksoi nevojën e një tryeze pa kushte paraprake dhe sugjerojë zhvillimin e një sondazhi nëse nuk gjendet konsensusi. Këlliçi nënvizoi se zgjedhja e figurës përfundimtare duhet të bëhet bazuar te mbështetja nga qytetarët dhe mundësitë reale për fitore.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)