Ekonomia

Politika

Lajme Pozitive

Post Page Advertisement [Top]

Advertisement

Macron dhe Sanchez kërkojnë fond të fuqishëm për BE-së, paralajmërojnë ngecjen ekonomike

Kreu i shtetit francez Emmanuel Macron dhe kreu i qeverisë spanjolle Pedro Sánchez kanë kërkuar një financim më të fuqishëm për Bashkimin Europian, teksa paralajmërojnë se kontinenti mund të mbetet prapa në garën ekonomike globale.

Gjatë një takimi për shtyp në ambientet e Pallatit Moncloa në Madrid, Emmanuel Macron theksoi se Parisi dhe Madridi ndajnë pikëpamje të njëjta për rritjen e fondeve dhe zgjerimin e investimeve. “Ne mbështesim një qasje ambicioze për çështjen e investimeve dhe gjithashtu mbështesim një qasje ambicioze në lidhje me buxhetin evropian,” u shpreh ai, duke vënë në dukje përputhjen e madhe të qëndrimeve ndërmjet dy shteteve.

Udhëheqësi francez shtoi se Unioni ka nevojë për burime financiare shtesë, pa qenë e domosdoshme rritja e pagesave nga buxhetet kombëtare. Ai sugjeroj gjithashtu riparamendjen e afateve për shlyerjen e borxhit të përbashkët të mbledhur gjatë krizës së pandemisë së COVID-19. Sipas tij, zhvillimi i hovshëm i inovacionit varet drejtpërdrejt nga madhësia e fondeve.

“Ambicia e këtij buxheti është çelësi për të trajtuar atë që është faktori kryesor që shpjegon problemin e Evropës sot, mungesën e inovacionit,” theksoi tutje presidenti, duke paralajmëruar se mungesa e nismave të përbashkëta e lë bllokun të pambrojtur ndaj rivalitetit ndërkombëtar.

Nga ana e tij, Pedro Sánchez konfirmoi mbështetjen e plotë për këtë vizion financiar. “Buxhetet evropiane duhet të jenë shumë më ambicioze sesa ajo që parashikohet aktualisht,” tha ai.

Kryeministri spanjoll vuri theksin te rëndësia e mbrojtjes së kontinentit nga rreziqet gjeopolitike dhe ekonomike, duke përmendur elementët që synojnë përçarjen e tij. Ai bëri të ajiur se të dyja shtetet po organizojnë një mbrojtje të përbashkët kundër faktorëve që minojnë bashkimin evropian dhe modelin e tij.

Bottom Ad [Post Page]

Advertisement