Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Sektori i ndërtimit në Shqipëri shënoi rritje me 36% nga viti 2020 deri në 2024

Aktiviteti i ndërtimit në vendin tonë ka njohur një hov të ndjeshëm pas vitit 2020, duke u pozicionuar ndër shtetet europiane me ecurinë më të fuqishme në këtë fushë. Sipas shifrave më të reja nga Eurostat, ku viti 2020 merret si bazë 100, treguesi për Shqipërinë u ngjit në kuotën 136 gjatë vitit 2024.

Vëllimi i këtij sektori përgjatë vitit 2024 rezultoi afërsisht 36% më i lartë krahasuar me katër vite më parë. Hovi më i madh vjetor u regjistrua në periudhën fillestare pas 2020-s, me një zgjerim prej rreth 9.5% në 2021 dhe 13.2% në 2022. Megjithëse ritmet pësuar ngadalësim në vijim, ato vijuan të mbeten pozitive, duke shënuar afërsisht 5% në 2023 dhe 4.5% në 2024.

Diferenca me Bashkimin Europian paraqitet mjaft e dukshme, pasi në BE treguesi i vëllimit arriti në 103.8 në 2024, duke dëshmuar një rritje prej vetëm 3.8% ndaj vitit 2020. Kjo do të thotë se zgjerimi i ndërtimit në Shqipëri ishte pothuajse 10 herë më i lartë sesa mesatarja e BE-së.

Në rang rajonal, Shqipëria kryeson me një prej rritjeve më të larta, ku në 2024 ndërtimi u rrit me rreth 23.2% në Serbi, 20% në Maqedoninë e Veriut, 18.8% në Bosnjë-Hercegovinë dhe 12.9% në Kosovë, ndërsa në Mal të Zi aktiviteti ishte rreth 7% më i ulët. Nga ana tjetër, vetëm pak vende europiane kanë shënuar një zgjerim më të fuqishëm sesa Shqipëria, ku vëllimi u rrit me rreth 66.3% në Greqi, 63.9% në Kroaci dhe 51.4% në Itali. Ndryshe nga këto shtete ku investimet janë orientuar drejt infrastrukturës, në Shqipërinë ato janë përqendruar kryesisht te banesat.

Ky material gëzon të drejtën e autorësisë bazuar te Ligji Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)