Aleanca qeverisëse në Zelandën e Re ka mbetur një mandat larg shumicës në parlament, duke e lënë kryeministrin Christopher Luxon përballë bisedimeve komplekse për të qeverisur.
Sipas të dhënave zyrtare, Partia Kombëtare e kryeministrit fitoi 40 vende nga 130 gjithsej, ndërsa partnerët e koalicionit, ACT dhe New Zealand First, fituan respektivisht 13 dhe 12 mandate. Për të siguruar shumicën e nevojshme, koalicionit i duhet domosdoshmërisht ndihma e Partisë së Qendrës Opportunity, e cila ka marrë shtatë vende dhe luan rolin e faktorit kyç.
Nëse bisedimet nuk japin rezultat, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Nga ana tjetër, opozita e majtë me në krye Partisë Laburiste, e cila fitoi 36 vende, nuk i disponon numrat për të krijuar kabinetin e ri, edhe po siguroi mbështetjen e Opportunity.
Luxon pranoi se bisedimet paraqesin vështirësi, ndërsa drejtuesja e Opportunity, Qiulae Wong, deklaroi se do të diskutojnë me Partinë Kombëtare, por se të gjitha mundësitë mbeten të hapura.
Bilanci përfundimtar ndryshoi nga parashikimet e 7 nëntorit, pasi votat speciale të diasporës apo të hedhura jashtë zonave zgjedhore i hoqën koalicionit dy mandate.
Këto zgjedhje u mbajtën në një atmosferë pakënaqësie qytetare për shkak të ekonomisë së ngadaltë, shtrenjtimit të jetesës dhe papunësisë, kurse shpërngulja e banorëve drejt Australisë ka shënuar shifra rekord.