Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Rama dhe Marta Kos dalin në konferencë të përbashkët

Kryeqyteti shqiptar pret sot Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, ku udhëheqësit rajonalë shqyrtojnë ecurinë e ndryshimeve dhe rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ngjarja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, nën moton “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”. Pjesëmarrësit do të diskutojnë zbatimin e Planit të Rritjes, përshpejtimin e reformave dhe shtimin e bashkëpunimit ekonomik mes rajonit dhe Bashkimit Europian. Veprimtaria nis në orën 10:00 me pritjen e krerëve rajonalë dhe mbyllet në orën 12:30 me konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Ky takim vjen vetëm dy ditë pas samitit të Brukselit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Gjatë atij takimi, kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të marrin një fond të ri prej 338 milionë eurosh gjatë javëve në vijim, nëse plotësojnë kushtet e kërkuara.
“Këto reforma mund të zhbllokojnë 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në javët e ardhshme”, deklaroi von der Leyen. Takimi i sotëm synon të shërbejë si hapësirë për koordinimin e synimeve rajonale dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)