Elman Abule ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku pritet dhënia e vendimit për një nga pjesët e dosjes lidhur me Veliajn.
Abule ndodhet në pozitën e të pandehurit në këtë procedim, ndërsa Prokuroria e Posaçme e ngarkon me përgjegjësi për pastrim të produkteve të veprës penale nëpërmjet subjektit të tij tregtar “Rametal”.
Trupi gjykues kishte planifikuar dhënien e vendimit mbrëmjen e djeshme, në orën 15:30, por seanca gjyqësore u shty për sot.
Për këtë rast, SPAK ka kërkuar caktimin e masës prej 4 vitesh e 8 muajsh heqje lirie për Abulen, duke u bazuar në procedurën e gjykimit të shkurtuar.