Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Rrëfimi i Ben Blushit: Nga bombardimet e vitit ’43 te ngjarjet e panjohura të Tiranës

Gjatë një interviste televizive, shkrimtari Ben Blushi ka sjellë në vëmendje një episod historik të harruar të kryeqytetit dhe ka folur për librin e tij më të ri kushtuar të kaluarës së Tiranës.

Duke folur për gazetaren Ola Bruko në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Blushi u ndal te viti 1943, kur sipas tij forcat aleate britanike dhe amerikane ndërmorën sulme nga Italia që lanë rreth 500 viktima civile në qytet, përfshirë edhe fëmijë. Ai theksoi se kjo ngjarje ka mbetur e fshehur për pesë dekada dhe se trupat e huaja ishin të koordinuara me Enver Hoxhën.

Shkrimtari shpjegoi gjithashtu se vepra e tij synon t'u flasë lexuesve të të gjitha moshave, duke përfshirë të rinjtë 18-vjeçarë, të cilët mund të njihen me realitetin e periudhës komuniste dhe shprehjet e çmendurisë njerëzore ndër shekuj. Përveç kësaj, ai përmendi se ka përfshirë në librin e tij edhe gra dhe figura historike, ndërsa kujtoi përvojën e tij si dëshmitar i vitit '97 kur punonte te gazeta “Koha Jonë”, duke e cilësuar atë periudhë si një katastrofë unike të përjetuar nën shtetrrethim, teksa përfshiu në hulumtimin e tij një hark kohor prej 400 vitesh deri në vitin 2000.

“Ka shumë histori të dhimbshme. Historia ka pasur luftëra, pushtime. Shqiptarët s’e dinin se ata që kemi aleatët tanë, SHBA, në 1943 e kanë bombarduar Tiranën. Anglezë dhe amerikanë, nisen nga Italia dhe nisen në Tiranë në 1943 dhe për fat të keq dy prej pilotëve kishin pirë dhe në qytetin e Tiranës janë vrarë 500 njerëz, mes tyre fëmijë. Ka dëshmitarë të kësaj masakre. Mes Rrugës së Kavajës dhe Sheshit Skënderbej, deri te Ushtari i Panjohur. Kjo është ngjarje e panjohur. Trupat amerikanë dhe anglezë ishin të koordinuar me Enver Hoxhën, që të sulmonin gjermanët, dhe ai ta kishte të lehtë të merrte pushtetin. Për 50 vjet është gati e panjohur që amerikanët kanë vrarë 500 njerëz në një sulm me viktima civilë.”
“Jam përpjekur që të bëj një libër që e lexon një fëmijë apo një i moshuar. Ata që janë 18-vjeçarë, për ta duhet të jetë interesante koha e komunizmit. Kam shkruar dhe dhënë detaje për t’i bërë moshën e re që të kuptojnë se çfarë ndodhte në komunizëm. Nuk është faji im që personazhe më të mëdha janë burra, për shkak të shoqërisë maskiliste. Ishin burrat ata që merreshin me politikë apo biznes. Ndaj ka pak gra që kanë bërë jehonë dhe kanë marrë vendime për Tiranën. Por kam dhe motrat e Zogut, apo disa gra të tjera interesante. 6 muaj. E kam përfunduar në qershor. Tirana ka ngjarje të çuditshme akoma. Ka akoma shprehje të çmendurisë dhe marrëzisë. Viti 97, që e kam jetuar si shtetrrethim në Tiranë, ku punoja te Koha Jonë, e di shumë mirë se çfarë katastrofe ishte. Ky është moment interesant për ata që nuk e kanë jetuar. Viti 97 është unik. Më pëlqeu të merresha me 400 vite histori, deri në vitin 2000.”

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)