Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Rama nga samiti: Detyrat për BE-në nuk i bëjmë për dhurata, institucionet bëjnë diferencën

Kryeministri Edi Rama deklaroi krah komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, se Shqipëria do t'i përmbushë të gjitha detyrimet në rrugën e integrimit euroatlantik.

Gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Planit të Rritjes në Tiranë, kreu i qeverisë theksoi se realizimi i reformave nuk bëhet për shkak të Brukselit, por për të ardhmen e fëmijëve dhe vendit.

Duke e quajtur Marta Kos me termin “zysha”, Rama vuri në dukje se ajo çfarë e ndan Shqipërinë nga shtetet e tjera europiane janë pikërisht dobësitë në institucione.

“Ne nuk do të lëmë gjë mangët për në BE, jo se na i kërkon zysha që kam në krah, por na e kërkon e nesërmja e fëmijëve tanë, e nesërmja e vendit tonë, që na imponon të bëjmë pikë për pikë detyrat e vendit tonë. Është një detyrë e kryer në funksion të konsolidimit të institucioneve. Në fund, diferencën e bëjnë institucionet. Mangësitë e institucioneve janë ato që na dallojnë akoma nga vendet që dua t’u ngjajmë. Nuk kërkojmë dhurata, as bypass dhe as mbyllje të syve, por vetëm të marrim maksimumin e detyrave dhe t’i plotësojmë ato”, deklaroi Rama.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)