Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Debat i ashpër në Parlament, Ulsi Manja dhe Agron Shehaj përplasen për pasurinë dhe protestën e 28 Nëntorit

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me një përplasje verbale mes deputetit socialist Ulsi Manja dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ku në qendër të debateve kanë qenë pasuria, protestat dhe akuza të ndërsjella.

Debati ka nisur pasi Agron Shehaj ka kritikuar mazhorancën në fjalën e tij, duke përmendur pakënaqësitë e qytetarëve dhe protestën e paralajmëruar kombëtare të 28 nëntorit. Nga ana e tij, Ulsi Manja i është kundërpërgjigjur duke ngritur pikëpyetje për burimet e pasurisë së Shehajt, transaksionet me kriptovaluta dhe fitimin e pretenduar prej 13 milionë eurosh nga shitja e një vile.

Manja është shprehur: “Protestuesit kanë mundësinë më datë 28 të pyesin Shehajn si është historia që bleu dhe shiti vilën dhe fitoi 13 milionë euro. A ke blerë dhe ke shitur kriptovaluta? Sepse, me sa më thonë, nuk ke konkurrent në këtë fushë. Këto shpjego më datë 28. Kur ke ardhur si deputet për herë të parë, as shqip nuk dije, o Goni, e ke mësuar duke mashtruar”.

Ndërkohë, në mbrojtje të Shehajt ka ndërhyrë deputeti Erald Kapri, i cili i ka kujtuar Manjës lidhjet e pretenduara me botën e krimit. “Kur flet Ulsiu që është kapur duke folur me mafiozë… Shprehja e parisë së Dibrës ka qenë: Në të mallkoftë njeri, kurrë mos përfundofsh si Ulsi. Ju nuk dini çfarë thoni, o Ulsi”, u shpreh Kapri.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)