Një nga protestuesit e lënduar ka denoncuar veprimet e Policisë para Kryeministrisë, duke pohuar se efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj qytetarëve dhe se në vendngjarje kishte gra e fëmijë.
Në një prononcim për gazetarin e News24, Osman Stafa, protestuesi u shpreh se situata ishte absurde dhe se tubimi ishte i njoftuar ligjërisht. Sipas tij, policët e kanë shtyrë turmën dhe më pas kanë hedhur spraj lotsjellës, duke prekur edhe fëmijët e gratë që ndodheshin pranë.
“Ishte situatë absurde. Ne po protestonim te trotuari. Pasi na shtynë, nisën të hidhnin spray kundër qytetarëve. Na sulmuan në sy. Na shtynë në trotuar dhe më pas donin të na largonin edhe nga trotuari dhe më pas plasën spray. Aty kishte edhe fëmijë dhe gra. Ishte pa sens.
Ne kemi bërë njoftim në raport me lejen për protestë paqësore. Mesa duket, Policia nuk e njeh ligjin dhe firmën e drejtorit të Policisë. Nuk e njeh ligjin. Është urdhër politik. Edhe dje, teksa bisedoja me disa shefa të Policisë, në fund të bisedës thanë: ‘Është urdhër politik, nuk kemi çfarë të bëjmë’”, u shpreh protestuesi për News24.