Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Akti i dhunës gjatë protestës, qytetarja flet për sulmin e policisë ndaj vajzave: Na bënë pritë

Një pjesëmarrëse në protestën e zhvilluar në kryeqytet ka ngritur akuza të rënda ndaj efektivëve të policisë për dhunë të pajustifikuar ndaj një grupi vajzash. Ajo u shpreh se forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe spraj ndaj tyre, pavarësisht se protestuesit nuk kishin shfaqur sjellje të dhunshme.


Në një deklaratë për News24 pas përplasjeve, protestuesja bëri të aqtë se policia u kishte ngritur pritë dhe kishte vijuar sulmin fizik edhe në momente kur vajzat ndodheshin të shtrira përtokë.


“Policia na bëri pritë. Ishim një grup vajzash dhe na sulmuan me spraj lotsjellës. Edhe pse vajzat ishin të shtrira në tokë, ata vazhdonin akoma. Nuk ushtruam asnjë dhunë dhe na dhunuan. Është e drejta jonë të protestojmë. Na hodhën spraj dhe përdorën dhunë brutale”, u shpreh protestuesja.

Më tej, ajo drejtoi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai përdor strukturat e rendit për të shtypur zërin e qytetarëve dhe e etiketoi atë si përfaqësues të mafies.


“Rama është krimineli më i madh, që përfaqëson mafien e vendit”, deklaroi ajo.

Në mbyllje të prononcimit të saj, ajo theksoi se kreu i qeverisë po dëshmon panik përballë rezistencës qytetare dhe se sipas saj, ai e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur.


“Rama po tregon se ka shumë frikë. E kuptoi se gjobat nuk po i merr kush seriozisht. Ai ka frikë, sepse ai ka rënë. Nuk ka legjitimitet të vazhdojë pushtetin e tij, sepse ka rënë”, përfundoi ajo.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)