Një ditë proteste plot tensione është zhvilluar sot para godinës së qeverisë, ku qytetarët nisën tubimin në paqe përpara se të shpërndaheshin me forcë nga policia për shkak të aktit normativ që ndalon protestat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas përplasjeve, pjesëmarrësit marshuan nëpër rrugët e Tiranës për t'u kthyer sërish para Kryeministrisë.
Në këtë tubim mori pjesë edhe aktivistja ndërkombëtare Greta Thunberg, e cila përshëndeti qytetarët për qëndresën e tyre të madhe.
Ajo dënoi dhunën e forcave të rendit ndaj protestuesve, të cilët sipas saj po mbrojnë vendin nga ndikimi ekonomik i fuqive të mëdha, dhe u bëri thirrje shqiptarëve që të vazhdojnë protestën kundër korrupsionit dhe për mbrojtjen e mjedisit.