Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Greta Thunberg për News24: Vëmendje ndërkombëtare ndaj protestave në Shqipëri, policia përdori dhunë ndaj qytetarëve

Aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg ka dalë në mbështetje të protestuesve në Shqipëri, duke theksuar se ngjarjet në vend po përcillen me vëmendje të madhe nga opinioni ndërkombëtar.

Gjatë një prononcimi për News24, Thunberg vlerësoi qëndresën e qytetarëve dhe entuziazmin e të rinjve që dalin në sheshe në kryeqytet. "Bota është duke ndjekur se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe jam krenare për rezistencën që shoh në Tiranë", u shpreh ajo, duke shtuar se ky mobilizim ka zgjuar interesim përtej kufijve.

Duke u ndalur te përplasjet gjatë tubimeve, aktivistja u shpreh e shqetësuar për qasjen e autoriteteve ndaj qytetarëve. "Policia po përdor dhunë të papranueshme ndaj qytetarëve", deklaroi ajo për News24, duke dërguar një mesazh mbështetjeje për ata që vijojnë protestat në rrugët e Tiranës me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)