Aktivistja e njohur Greta Thunberg ka dalë në krah të protestuesve në kryeqytetin shqiptar, të cilët kanë 173 ditë që protestojnë kundër kabinetit qeveritar dhe kreut të ekzekutivit Edi Rama.
Përmes një videomesazhi të shpërndarë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë ndërtesës së Kryeministrisë, ajo shprehu solidaritetin e saj me qytetarët, duke e vënë theksin te lufta e tyre ndaj korrupsionit, dëmtimit të mjedisit dhe forcës shtetërore. Thunberg u fokusua te përplasjet e qytetarëve me strukturat e rendit, duke e quajtur sjelljen e policisë si një shtypje të paprecedentë ndaj personave që kërkojnë të zbatojnë liritë e tyre bazë. Ajo shtoi se ky tubim po vëzhgohet nga jashtë kufijve dhe se qytetarët nuk janë vetëm.
Gjatë mesazhit të saj, ajo u shpreh: “Jemi aktualisht në Tiranë, Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë gjatë Revolucionit të Flamingos. Populli shqiptar ka treguar se si mund të bëhet rezistencë kundër shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit fuqive imperialiste, si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe e gjithë kjo, thjesht duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar. Protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin e Flamingos dhe po ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh”.