Gjatë protestës para Kryeministrisë, aktivisti Mirjan Aliaj ka denoncuar dhunën e policisë ndaj qytetarëve, duke e krahasuar situatën me praktikat e diktaturës dhe duke paralajmëruar se qeverisë po i vjen fundi.
Në një prononcim për News24, ai u shpreh se veprimet e forcave të rendit synojnë të frikësojnë protestuesit dhe të ndalojnë organizimin e datës 28 nëntor. Sipas tij, përpjekjet e ekzekutivit për të shuar tubimet janë të kota, pasi frika tanimë është mundur nga qytetarët.
Mirjan Aliaj tha: “Mendoj se tregon frikën që ka Rama. U ka dhënë urdhër. Duke përfituar që nuk janë numrat të mëdhenj në protestë, mundohen të na frikësojnë dhe largojnë. E kanë të kotë.
Po përpiqen të shuajnë protestën që të mos arrijë 28 nëntori. Bëjnë raprezalje. Më 28 nëntor ku do të shkojnë? I kemi parë si iknin me vrap dhe si shtriheshin rrugëve për t’iu shpëtuar furisë së protestave. Të kotë e kanë.
Edi Rama ka frikë dhe mendoj se po i vjen fundi, është thjesht çështje ditësh.”