Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Tensionet në Tiranë: Qytetarët dalin në marshim dhe kërkojnë largimin e kreut të qeverisë

Një grup qytetarësh kanë zhvilluar një marshim nëpër rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra, pasi u ndalua tubimi në bulevardin kryesor.

Pavarësisht se nuk u lejuan të grumbulloheshin te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit vazhduan lëvizjen nëpër akse të ndryshme të qytetit. Gjatë kësaj kohe, ata lëvizën mes trafikut, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve shfaqën solidaritet duke u rënë borive.

Sipas tubuesve, kjo lëvizje është e drejtë dhe e ligjshme, ndërsa ata e konsiderojnë të padrejtë veprimin e strukturave të rendit.

Nga ana e tyre, efektivët e policisë po veprojnë në bazë të aktit normativ të miratuar nga ekzekutivi, dokument të cilin qytetarët e shohin si antikushtetues.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)