Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit, ku një pallat është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi gazi në lagjen “Beqir Dardha”. Në videot e shpërndara shihet çasti dramatik kur një qytetar, i bllokuar nga zjarri në banesë, detyrohet të hidhet nga ballkoni për të shpëtuar kokën.
Më pas, i plagosuri ka treguar për mediat orët e tmerrit që kaloi, duke shpjeguar se pësoi dëmtime gjitheshtu teksa përpiqej t'i shpëtonte flakëve. Ai shtoi se në apartament ndodhej edhe i biri, i cili lëshonte thirrje për ndihmë.