Gjatë një prononcimi për median gjatë protestës së organizuar para Kryeministrisë, ligjvënësi i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, e ka quajtur presionin një dukuri jonormale dhe të dënueshme.
Sipas tij, revoltë popullore është e pranishme në çdo hap dhe kjo situatë lyp domosdoshmërisht transformime rrënjësore në qeverisje.
“Ky presion nuk është normal. Është i dënueshëm. Kjo është pjesë e një sistemi të tillë. Pakënaqësia është e gjerë, e shohim çdo ditë te njerëzit. Njerëzit duan patjetër që kjo pakënaqësi të kapitalizohet në ndryshime të thella, ndryshime të mazhorancës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, me qëllim që vullneti i tyre të mos deformohet, por të shprehet në mënyrë të drejtë. Ata janë sovrani për ta korrigjuar kur vijnë zgjedhjet.”, tha ai.