Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Tubimi para Kryeministrisë, protestuesi u bën thirrje punonjësve të shtetit: Lini frikën dhe dilni në shesh

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një i ri ka shprehur pakënaqësinë e tij të thellë ndaj gjendjes aktuale dhe ka ftuar punonjësit e administratës të bashkohen në shesh.

Në një deklaratë për gazetarin e News24, Klevin Muka, ai tregoi se ka qenë student gjatë vitit 2018 dhe se është kthyer sërish në atdhe pas një periudhe në emigrim. Duke u ndalur te mungesa e reagimit nga ana e punonjësve të administratës shtetërore, ai u bëri një thirrje direkte atyre.

“Nuk mund të presësh asgjë tjetër nga autokracia. Kam qenë student më 2018-n. Dështoi, por një thirrje kam për ata që punojnë në shtet dhe nuk dalin për një rrogë. Jam kthyer vetë nga emigrimi. Për çfarë ju duhet rroga, kur nuk keni fëmijët në shtëpi? Nuk ke çfarë thua tjetër për autokracinë.”, tha ai.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)