Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Reagon Asllan Dogjani: Dhuna ndaj protestuesve dhe gjobat do të kthehen në bumerang për qeverinë

Ish-ligjvënësi demokrat Asllan Dogjani ka dënuar veprimet e policisë kundër protestuesve, duke i quajtur ato të papranueshme dhe paralajmëruar se masat e ashpra shtetërore do të kenë efekte të kundërta për ekzekutivin.

Në një deklaratë për gazetarin e News24, Klevin Muka, ai u shpreh se kreu i qeverisë po vepron me forcë ndaj qytetarëve që paguajnë taksa.

“Edhe ata që kanë pushtuar nuk ushtrojnë në këtë farë feje. Ky kryeministër, që paguhet nga taksat e qytetarëve, ushtron dhunë dhe hedh gaz me dron, sikur po sulmon një vend armik. Po përdor masa represive, gjoba, shoqërime, duke menduar se u fut frikën qytetarëve. Do t’i kthehet në bumerang.
Unë kam dalë me studentët që ditën e parë, për të larguar këtë njeri që i ka larguar qytetarët nga vendi dhe po tenton të shesë Shqipërinë.”

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)