Deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar lidhur me përplasjet e ndodhura pranë Kryeministrisë, duke hedhur akuza ndaj autoriteteve se po angazhojnë persona provokues për të shkaktuar konflikte.
Gjatë një deklarate për News24, ai u shpreh se në turmë ka pasur individë të dërguar nga ekzekutivi që fyen qytetarët dhe dy gra që merrnin pjesë në tubim, ndërsa denoncoi edhe sjelljen e forcave të rendit ndaj të rinjve.
“Provokatorë të qeverisë, xhepistë të vegjël, provokatorë që shajnë me fjalë të ndyra qytetarët që kanë dalë të mbështesin studentët dhe pseudo-policë që kanë dhunuar dhe sakatuar të rinjtë. Policia sjell këtë llum dhe zhul për të sharë dy zonja dhe qytetarët reagojnë, dhe shumë mirë bëjnë”
Parlamentari shtoi se qytetarët po grumbullohen në solidaritet me kauzën e të rinjve, duke theksuar se fokusi kryesor duhet të mbetet tek vetë studentët.
“Protesta është e studentëve. Qytetarët po mblidhen në mbështetje të protestës studentore”