Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Ngjarje e rëndë në Burrel: E bija dyshohet se i vuri flakën 89-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar është dëmtuar rëndë nga flakët, pasi sipas dyshimeve paraprake, e bija e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin.

I moshuari, i identifikuar si Adem Mara, u dërgua për ndihmë mjekësore në një spital në kryeqytet. Sipas informacioneve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 89-vjeçari ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e saj.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)