Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK-ut në kuadër të detyrimit për t'u paraqitur pranë organit të akuzës.
Gjatë mbërritjes së saj, ajo nuk ka preferuar të japë një deklaratë të gjerë për gazetarët, duke u mjaftuar me një shprehje të shkurtër: “Mirë mëngjes, dielli shkëlqen”. Ndaj Kryemadhit është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa ajo po hetohet në të njëjtën çështje penale me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, lidhur me dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.