Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Ironia e të riut në protestë për paralajmërimet e Ramës: Po presim trenin për Durrës, deri tani vetëm kemi mbijetuar!

Një pjesëmarrës në protestë ka bërë ironi me paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për gjoba dhe kufizime udhëtimi, ndërsa ka folur gjithashtu për dhunën e pretenduar ndaj manifestuesve dhe arsyet e daljes në shesh.

Gjatë një prononcimi për News24 dhënë gazetarit Osman Stafa, i riu u shpreh: “Kam një pyetje: në çfarë ore kalon treni për në Durrës? Duam dy bileta. Po presim trenin për Durrës dhe nuk po vjen! Na kanë sakatuar. Kanë thyer këmbë, nuk e dinë ku janë. U kanë thyer brinjët. Vajzat i kanë prekur, i kanë puthur nëpër furgona.”

Më tej, ai shtoi: “Kemi dalë për Shqipërinë. Një student që lufton, lufton për shkollën, për të ardhmen. Deri në këtë moshë që jam, nuk kam jetuar asnjëherë, vetëm kam mbijetuar. Prindërit pa punë, nuk jemi servila. Të dalim për ata njerëz që janë vrarë, dhunuar. Ka njerëz që janë në burg për ne. Të dalim një herë për Shqipërinë, si të parët tanë. Mos të na lënë mënjanë, të dalim kundër atij që nuk është shqiptar, se po na shet. Për 50 mijë lekë?! Nxirri pak lekët! Synimin e kam që, nëse nuk bëhet gjë, do ta lë shkollën dhe do të iki. Shumicën e familjarëve i kam jashtë, nuk kam mbështetje këtu.”

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)