Protestuesit vazhdojnë lëvizjen e tyre kundër ekzekutivit, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë.
Të mbledhur përpara ndërtesës qeveritare, disa persona të maskuar kanë shkulur gurët e kalldrëmit nga trotuari dhe i kanë hedhur ato në drejtim të forcave të rendit të pozicionuara aty pranë.
Ndërkaq, pavarësisht masave ndëshkimore, duket se pjesëmarrësit nuk janë zmbrapsur, duke iu bashkuar masivisht tubimit që shënon ditën e tij të 160.