Protesta e studentëve po vazhdon në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në zonën para Kryeministrisë, ku janë hedhur lëndë djegëse molotov dhe janë përdorur lazerë ndaj forcave të rendit.
Demonstrata kishte nisur fillimisht përpara ndërtesës së Ministrisë së Arsimit. Studentët kanë theksuar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vazhdojnë kundërshtimin deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi u karakterizua nga situata të tensionuara, pasi gjatë kësaj të shtune pati fërkime edhe me deputetë të Partisë Demokratike, të cilët u refuzuan nga protestuesit gjatë tubimit pranë Ministrisë së Arsimit.