Një element teknik është në qendër të hetimeve për tragjedinë në një pallat në Elbasan, ku humbën jetën dy banorë dhe ndërtesa u dëmtua rëndë. Burimet bëjnë me dije se bombola e gazit mësohet se ndodhej në katin përdhes, ndërsa lënda transportohej përmes një tubacioni deri në katin e tretë, ku ndodhi ngjarja.
Ky skemë instalimi po shqyrtohet nga specialistët për të zbuluar nëse ka pasur rrjedhje përgjatë linjës dhe si është akumuluar gazi brenda banesës, duke u lidhur me një burim shkëndije që provokoi shpërthimin e fuqishëm. Pavarësisht kësaj, shkaku përfundimtar do të dalë nga ekspertiza zyrtare.
Nga ngjarja humbën jetën Hamit Ibro, 69 vjeç, dhe Hatixhe Berisha, 82 vjeçe. Përveç dinamikës, hetuesit po verifikojnë se kush e vendosi sistemin, nëse materialet ishin të certifikuara dhe a respektoheshin normat e sigurisë. Ndërkohë, godina është shpallur e pabanueshme dhe Institutit të Ndërtimit i takon vendimi përfundimtar për strukturën e saj.