Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit ka paralajmëruar se sektori po kalon një fazë kritike për shkak të fondeve të pamjaftueshme dhe pengesave të shumta administrative.
Sipas organizatës, sfidat që po rëndojnë mbi prodhuesit vendas përfshijnë ndryshimet klimatike, pasojat e fatkeqësitë natyrore, mungesën e mekanizmave të sigurimit, luhatjet e tregut, shtrenjtimin e inputeve dhe deficitin në fuqinë punëtore. Fermerët theksojnë se, në vend që të stimulohen, ata po përballen me barriera të mëdha ekonomike dhe burokratike nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Në letrën e tyre, blegtorët vënë në dukje se procedurat e gjata, kërkesat e përsëritura për letërsi dhe vonesat në financime po vështirësojnë ndjeshëm aktivitetin e tyre. Ndër problematikat kryesore përmenden skualifikimet për arsye formale, uljet e pajustifikuara të vlerave të investimeve, kontratat me afate jorealiste, si dhe vonesat në shlyerjen e pagesave të skemave kombëtare.
Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë qasje transparente, politika reale mbështetëse, institucione bashkëpunuese dhe likuidim në kohë të fondeve, duke theksuar se fondet publike duhet të mbështesin zhvillimin e bujqësisë dhe jo të shërbejnë si mjet burokratik për penalizimin e tyre.