I ftuar në Prime News24, gazetari Lavdrim Lita bëri disa deklarata lidhur me kushtet e izolimit të Erion Veliajt në burgun e Fierit, duke pretenduar se ai ka siguruar përkrahje nga persona privatë.
Lita u shpreh se paligjshmëria është kthyer në një normalitet dhe se situata aktuale po i shkakton dëm Tiranës, duke e vendosur kryeqytetin mes Veliajt dhe kryeministrit Rama.
Lavdrim Lita u shpreh: “Erion Veliaj është në pozitë të vështirë dhe po i bën të madh Tiranës. Po dëmton kryeqytetin, pasi po fut Tiranën mes tij dhe Ramës dhe askush nuk ia ka borxh. Me sa kam marrë informacion, Erion Veliaj ka marrë përkrahje brenda burgut në Fier, për t’a ruajtur, jo nga institucionet, por nga persona privatë.”
Sipas tij, praktikat e parregullta shtrihen edhe brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit:
Lavdrim Lita u shpreh: “Kemi hyrë në një vorbull paligjshmërie dhe ofertash që nuk kërkohen, siç janë koncesionet dhe PPP-të që bën shteti. Edhe në burg ka oferta të pakërkuara, që të ndihmojnë, që të provojnë supën kur ti kërkon ta hash dhe të mbrojnë kurrizin, kur lahesh në dush.”