Analisti Mentor Kikia ka komentuar në një intervistë televizive konfliktin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar letrën e këtij të fundit si alarmante dhe ngjarjen me përmasa skandali.
Sipas tij, çështja ka një dimension shtetëror që shqetëson qytetarët, pasi ngre dyshime serioze mbi mënyrën se si veprojnë institucionet dhe drejtësia. Kikia theksoi se nga ana e kryeministrit duhej patjetër një reagim dhe se gjërat nuk duhet të kalonin në heshtje vetëm me një deklaratë të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.
Gjithashtu, ai u ndal te rëndësia e zgjedhjeve në kryeqytet dhe te mënyra se afrimi i konflikteve politike dëmton besimin e qytetarëve te shteti. Në përmbyllje, Kikia kritikoi strukturën e Partisë Socialiste, duke e quajtur atë një forcë ku dëgjohet vetëm zëri i kryetarit dhe ku debati i brendshëm ka humbur.