Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Dosja e GJKKO-së zbardh bisedat e Ergys Agasit me shtetasit izraelitë për Vlora Hysenin

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cila akuzohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në arrati.

Në dokumentet e gjykatës janë zbuluar bisedat telefonike të Agasit me dy shtetas të huaj, Shalev I. dhe Srulik E.K., ku ai pretendonte se kishte lidhje të ngushta me drejtuesen e Shërbimit Sekret dhe se ajo mund të ndërhynte në çështjen e tij. Në një nga mesazhet drejtuar shtetasit Shalev I., Agasi shprehet: “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret”. Ndërsa në një tjetër komunikim me Srulik E.K., ai shkruan: “Jemi me fat që këtu e kanë kapur vetë amerikanët dhe e dinë sjelljen e tij dhe diçka tjetër, drejtoresha e Shërbimit Sekret do të takohet vetë me të dhe do t’i flasë për këtë punë, duke i sjellë prova që prokurori e ka bërë këtë për interesa të tjera”.

Sipas GJKKO-së, këto kontakte dëshmojnë ekzistencën e një rrjeti ndërkombëtar që vepronte në interes të grupit kriminal, duke rritur rrezikun që Hyseni, nëse do të lihej e lirë, të përdorte kanale të fshehjes jashtë kontrollit të autoriteteve. Më herët, dosja e SPAK kishte nxjerrë në pah mesazhe të tjera mes Agasit dhe Hysenit rreth sulmeve nga persona të tretë dhe lëvizjeve politike, duke sjellë shkarkimin e saj dhe vendosjen nën arrest shtëpie.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)