Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Analiza e gazetarit për Spiropalin: Karriera e saj u ngrit përmes mbështetjes së Ramës

Gazetari Almer Toska u shpreh në emisionin “Minuta e Parë” në News24 se Elisa Spiropali arriti të ndërtojë një karrierë të rëndësishme politike dhe të mbajë detyra të larta vetëm falë mbështetjes së Edi Ramës.

Ai shtoi se rrugëtimi i saj politik tashmë ka marrë fund dhe se ajo nuk ka mundësi të shkëputet nga ndikimi i kryeministrit. “Mbështetja që i ka dhënë Edi Rama dhe pozicionet që i ka besuar, nga drejtuese e Doganave te ministre e Jashtme, janë ato që e kanë bërë Spiropalin figurën që është sot”, u shpreh gazetari.

Më tej, Toska diskutoi përjashtimin e saj nga strukturat e Partisë Socialiste, duke vënë në dukje pikëpyetje rreth motiveve të këtij vendimi të ndërmarrë nga kreu i qeverisë. Sipas tij, kjo situatë tregon se si pushteti është i përqendruar në parti dhe se nuk ka hapësirë për mendndryshime apo kritika, ndërsa vuri në pah faktin se Spiropali nuk e ka fajësuar drejtpërdrejt Ramën për çështjet e ngritura.

Në fund, ai e solli sërish në vëmendje krahasimin me Mamicën, duke theksuar se pavarësisht dëshirave personale, ajo vazhdon të shihet e lidhur ngushtë me kryeministrin. “Mbase asaj i duket vetja mbretëreshë, apo mendon se mund të kemi në Shqipëri një kryeministre grua, por në syrin e opinionit publik ajo nuk është asgjë më shumë se Mamica e Edi Ramës”, deklaroi Almer Toska.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)