Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Agron Shehaj kritikon Buxhetin: Si i kërkoni sakrifica qytetarëve, kur mbroni të korruptuarit?

Kreu i forcës politike Mundësia, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës në Kuvend gjatë seancës për Buxhetin, duke e kritikuar për mbrojtjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku pas rrëzimit të kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e saj.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj u shpreh se qeveria ka humbur çdo lloj morali për t'i kërkuar popullit shqiptar sakrifica financiare, ndërkohë që Parlamenti shërben si mburojë për zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion. Ai solli në vëmendje edhe pasuritë e sekuestruara gjatë hetimeve ndaj zyrtares, duke përmendur vilën dhe arkat e mbushura me para.

“Një miliard euro abuzim! Si mund të vini këtu, kur e keni përdorur Kuvendin për të mbrojtur, si kurrë më parë, një hajdute, një të korruptuar? Si vini dhe u kërkoni sakrificë qytetarëve shqiptarë? Ku e gjeni kurajën?
Ky është një skandal. Nuk keni më moral. Si u kërkoni para shqiptarëve, kur janë kapur vila dhe arka me para të Ballukut?”, deklaroi Shehaj.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)