Protestuesit i kanë vënë flakën ndërtesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa forcat e rendit janë përgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gomash për të shpërndarë turmën.
Pas ndërhyrjes së policisë, pjesëmarrësit në protestë janë prapambetur drejt Sheshit Skënderbej. Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët te ky dikaster. Vlen të theksohet se ky institucion është drejtuar nga Belinda Balluku, e cila përballet me akuza të rënda për korrupsion.