Dalin të reja rreth ngjarjes tragjike te Komuna e Parisit, ku një shtetas u gjet i pajetë në rrugë.
Sipas gazetares Xhensila Kodra, i ndjeri Ismet Habili ka marrë plagë në pjesën e sipërme të trupit. Hetuesit dyshojnë se autori ka përdorur një armë me silenciator, meqenëse nuk janë dëgjuar të shtëna nga banorët përreth. Krimin e ka zbuluar një kalimtar, i cili ka telefonuar autoritetet për të njoftuar se kishte konstatuar një automjet të dëmtuar në rrugë.