Parlamentarja socialiste Elisa Spiropali ka bërë të ditur se llogaria e saj në rrjetin social Facebook është mbyllur, pak kohë pasi ajo bëri thirrje publike që kreu i qeverisë të tërhiqet për të zgjidhur ngërçin politik.
Përmes një postimi në Instagram, ajo konfirmoi këtë zhvillim dhe nënvizoi se po bashkëpunon me përfaqësuesit e kompanisë Meta për riaktivizimin e saj. Spiropali u kërkoi ndjekësve që, deri në një moment të dytë, të komunikojnë me të nëpërmjet platformës Instagram, ndërsa falënderoi gjithashtu për solidaritetin e treguar.