Sopranoja e njohur Inva Mula ka bërë një thirrje publike për reagim ndaj protestës masive që po zhvillohet në kryeqytet, duke kërkuar që shoqëria të mos qëndrojë në heshtje.
Mula thekson se është momenti që intelektualët, krijuesit, prindërit dhe të gjithë qytetarët të ngrenë zërin. Për të përcjellë mesazhin e saj, ajo kujtoi shkrimtarin francez Emile Zola dhe letrën e tij të famshme «J’accuse!» (Unë akuzoj!) të vitit 1898, e cila denonconte padrejtësitë e kohës.
Në mesazhin e saj, artistja shkruan:
Në frymën e kësaj thirrjeje historike, le të mos heshtim!
Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni!
Nesër është vonë