Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Almer Toska: Protestuesit në mision historik, qeveria ka si moto “Vidh dhe largo”

I ftuar në News24, gazetari Almer Toska u shpreh se parulla e ekzekutivit shqiptar mbetet “Vidh dhe largo”, ndërsa shtoi se protestuesit po përmbushin një mision historik.

Toska deklaroi se njerëzit nuk morën përgjigje për katër muaj dhe dolën për të shprehur revoltën ndaj administratës. Sipas tij, qeveria ka ndjekur linjën e grabitjes dhe largimit të rinisë për të pasuruar një grup pranë Edi Ramës, ndërsa kërkesat e qytetarëve janë që Rama, Berisha dhe Balluku duhet të përfundojnë në burg.
“Protestuesit janë në një mision historik. Shqiptarët në vitin 2026 flasin akoma për të drejtat. Kemi një shtet, që nuk të ofron mundësinë që të kesh një të ardhmen. Edi Rama ka marrë qetësues dhe mund të bëjë edhe vetëvrasje”, tha Toska.
Gazetari shtoi se kreu i qeverisë po ndjen rënien e tij të afërt.
“Edi Rama ka anuluar takimet e fundit që kishte në agjendë, sepse ai ndjen se situata është duke i rrëshkitur ndër këmbë. Rama ka anuluar takimet, ku sërish do flitej për afera korruptive. Qytetarët e ndershëm sot janë kundër të korruptuarve. Rama po e ndjen fundin”, u shpreh Toska.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)