Një i mitur ka rrëfyer drejtpërdrejt për gazetarin e News24, Renaldo Salianji, një episod ku akuzon efektivët e rendit për tentativë dhunimi me automjet ndaj të rinjve në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Gjatë rrëfimit të tij, adoleshenti u shpreh se ai dhe miqtë e tij qëndronin të qetë dhe nuk po shkaktonin ndonjë problem kur ndërhyri policia. Duke shprehur shqetësimin e thellë, ai shtoi se u detyrua të largohej me vrap për shkak të frikës se mos përfundonte poshtë rrotave të mjetit zyrtar.
“Ne po rrinim, nuk po bënim asgjë. Policia erdhi të na shtypë! Njerëz jemi dhe ne! Çfarë po ju bëjmë? Pse duan që të na vrasin? Kisha frikë se mos më shtypnin, ndaj ika”, u shpreh adoleshenti për News24.