Gjatë një proteste në kryeqytet, një nxënës 16-vjeçar ka ngritur shqetësimet e të rinjve, duke theksuar mungesën e mbështetjes dhe vështirësitë ekonomike në vend.
“Ne kemi ardhur nga gjimnazi Isa Bolitini. Në këtë vend nuk mbështeten studentët. Babai im i është dashur të shkojë 8 vite në emigrim. Përse unë të kaloj gjysmën e jetës time pa babain. Përse unë si studentët të mësoj gjithë jetën dhe të jap lekë për t’u futur në punë. Kam të afërm që janë me sëmundje të keqe dhe duhet të japësh lekë për të marrë ilaçe për mjekim. Jemi me të ardhmen tonë. Nuk jemi as me PS as me PD. Vijnë si bandita…Unë jam 16 vjeç. Ka ardhur koha për ndryshim, këtu në Shqipëri duhet të vijë një frymë e re”, tha ai.