Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Të rinjtë në Shkodër dalin në shesh me thirrjet “Rama në burg” dhe “Berisha në burg”

Një protestë e re ka nisur në qytetin e Shkodrës, ku qytetarët dhe të rinjtë kanë kërkuar llogaridhënie nga drejtuesit politikë dhe largimin e kryeministrit.

“Rama në burg”, “Berisha në burg!” dhe “Hiqni kapelet!” ishin thirrjet kryesore të tubimit në Shkodër, ku u kërkua largimi i kryeministrit Edi Rama dhe përballja e tij, si dhe e kreut të opozitës Sali Berisha, me drejtësinë. Pjesëmarrësit u bënë thirrje gjithashtu efektivëve të rendit që të hiqnin kapelet, ndërsa u raportua se uniformat blu përdorën dhunë në disa momente ndaj protestuesve. Kjo protestë vjen në një periudhë kur Shqipëria po përballet me ditën e shtatë të tubimeve masive, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe marrjen e përgjegjësisë nga krerët e shtetit.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)