Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Reagimi i botuesit të News24: Sulmet e kryeministrit Rama konfirmojnë se jemi në drejtimin e duhur

Botuesi i televizionit News24 ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit lidhur me transmetimin e protestës studentore, duke theksuar se kjo qasje dëshmon se media është në rrugën e duhur.

“E falënderoj sot Edi Ramën që më sulmoi për mbështetjen mediatike që i jap protestës studentore.
Ky sulm më bind edhe më shumë se unë dhe grupi mediatik jemi në rrugën e duhur dhe se problemi kryesor i Ramës është televizioni News24, i cili pasqyron protestën që nga dita e parë.
E kam për nder të jem në krah të popullit tim, të së drejtës së tij për të protestuar.
Kur pushteti të sulmon për qëndrimin që mban në krah të qytetarëve, kjo nuk është arsye për t’u tërhequr, por për të qëndruar edhe më fort.
Ne nuk na trembi tritoli, aq më pak do të na trembin deklaratat kërcënuese!”, thuhet në reagimin e botuesit të News24.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)