Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit, gjimnazistja: Oficeri na kërcënoi me përjashtim

Nxënësit dhe studentët kanë vazhduar tubimin e tyre para Ministrisë së Arsimit, duke bllokuar rrugën dhe duke hedhur parulla kundër qeverisë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Gjatë një prononcimi për News24 dhe gazetaren Xhensila Kodra, një nxënëse e vitit të tretë të shkollës së mesme tha se brezi i ri po shtyhet drejt largimit nga vendi, ndërsa shtoi se familjarët e saj nuk janë në dijeni të pranisë së saj në protestë për shkak të frikës. “Duam të drejtat tona. Po na i vjedhin. Po na bëjnë që të ikim me zor jashtë shtetit. Si flenë gjumë ata policë, kur kanë fëmijë dhe vetë? Si nuk i vjen keq?! Jam gjimnaziste e vitit të tretë. S’e di asnjë nga familja ime që jam këtu. Kanë frikë nga ata që janë rreshtuar aty për të na rrahur ne. Ku do e kenë fytyrën ata që na rrinë përballë? Oficeri i shkollës sot na kërcënoi hapur se do të përjashtoheshim nga shkolla nëse i bashkoheshim protestës. Këto reagimet e Ramës janë kërcënime të pavlera. Do e shohë ai nesër, kur të bjerë nga pushteti, se kush është rinia shqiptare”, u shpreh gjimnazistja.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)