Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Letër e hapur e deputetes Marjana Koçeku: Ambasadat të dënojnë dhunën ndaj protestuesve dhe civilëve

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku i ka kërkuar trupit diplomatik në vend që të dënojë sjelljen e dhunshme të forcave të rendit dhe të angazhohet për zbardhjen e ngjarjeve në protesta.

Në një letër të hapur dërguar më 16 tetor 2026 përfaqësive të huaja, përfshirë Delegacionin e Bashkimit Evropian, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-së, Koçeku ka shprehur shqetësimin e thellë për përdorimin e tepruar të forcës, trajtimin e protestuesve dhe përfshirjen e personave me rroba civile pa shenja identifikimi.

Ligjvënësja ka kërkuar hetim të plotë për operacionet e policisë, sqarimin e rolit të personave të paidentifikuar që kanë shoqëruar me forcë qytetarët, si dhe mbrojtjen e të drejtave të të miturve gjatë tubimeve.

Në gjashtë kërkesat e saj drejtuar ndërkombëtarëve, ajo kërkon reagim publik, nisjen e hetimeve të pavarura, monitorim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe ngritjen e këtyre çështjeve pranë ekzekutivit shqiptar.

Sipas saj, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është i lidhur ngushtë me mbrojtjen e lirive themelore dhe zbatimin e shtetit të së drejtës.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)