Një i moshuar iu bashkua tubimit të të rinjve pranë Rrugës së Durrësit në Tiranë, duke manifestuar pakënaqësinë e tij ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend.
“Ne jemi një popull që kemi dalë në protestë, me shumë vuajtje. Jam pensionist me një pension qesharak. Një njeri që do të rrijë në karrige e futi popullin në luftë. Ky duhet të ikë një orë e më parë nga ky pushtet”, u shpreh ai.
I moshuari bëri të ditur se mori pjesë në tubim për të shfaqur revoltën e tij, ndërkohë që grumbullimi vazhdon me praninë e studentëve dhe qytetarëve të tjerë.