Gjendja në terren është tensionuar ndjeshëm, teksa pjesëmarrësit në protestë kanë hedhur gurë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste.
Grupe të rinjsh kanë çarë perimetrin e sigurisë së krijuar nga efektivët e policisë, duke goditur godinën me mjete të forta dhe shkaktuar dëmtime në xhama. Brenda ndërtesës janë vënë re gjithashtu individë të maskuar dhe të pajisur me mjete goditëse. Si kundërpërgjigje, forcat e rendit kanë ndërhyrë për shpërndarjen e turmës duke përdorur lëndë lotsjellëse dhe mjete ujore në presion.