Gjatë marshimit të tyre në kuadër të ditës së gjashtë të protestës kundër kryeministrit Edi Ramës, disa prej studentëve kanë hedhur gurë dhe kanë dëmtuar xhamat e selisë së Partisë Socialiste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë momenteve të tensionit përpara selisë rozë, nga ambientet e brendshme të ndërtesës kanë dalë persona të maskuar të pajisur me shkopinj, të cilët janë drejtuar nga të rinjtë. Përplasja mes dy palëve është shmangur falë ndërhyrjes së policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Autorët e maskuar që ndodheshin brenda selisë socialiste mbeten ende të paidentifikuar.