Lajme Pozitive

Ekonomia

Politika

Reklamë - Faqja e artikullit (lart)

Arlind Qori u bën thirrje efektivëve të policisë: Mos përdorni dhunë dhe mos sakrifikoni për politikanët

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u ka bërë thirrje forcave të policisë të përmbahen nga dhuna dhe të bashkohen me qytetarët gjatë protestës.

Gjatë fjalës së tij, Qori u kërkoi efektivëve të reflektojnë si prindër dhe qytetarë, duke nënvizuar se qytetarët nuk kanë konflikt me ta, por me drejtuesit e vendit. „Ju lutem, mos përdorni dhunë, mos sakrifikoni për jetën e një maskarai. Ky që na qeveris sot dhe ai që na ka qeverisur dje. Populli nuk e ka me ju. Ju jeni thjesht mes popullit dhe atyre që na qeverisin“, u shpreh Qori.

Ai shtoi gjithashtu se, në rastin e një revolucioni të vërtetë, shumica e efektivëve do të rreshtoheshin përkrah popullit. „Në një revolucion të hajrit, pjesa më e madhe e policisë bëhet me popullin. Mendoni si prindër dhe qytetarë“, deklaroi ai.

Kjo thirrje vjen në një periudhë kur protestat në kryeqytet janë karakterizuar nga tensione dhe përplasje ndërmjet protestuesve dhe strukturave të rendit.

Reklamë - Faqja e artikullit (poshtë)