Uniformat blu kanë përdorur forcën për të shpërndarë studentët, duke i qëlluar me grushte dhe shkopinj gome teksa ata ndodheshin të shtrirë në tokë.
Pavarësisht thirrjeve të të rinjve që shpreheshin se nuk po merrnin dot frymë, punonjësit e policisë kanë vijuar të ushtrojnë dhunë fizike ndaj tyre pa u tërhequr.