Protestuesit kanë ndezur vatra zjarri përgjatë Rrugës së Durrësit dhe në afërsi të qendrës së Tiranës, ndërsa turma ka djegur edhe një kullë shumëkatëshe të re. Trazirat e nisura që në orët e para të mëngjesit nga studentët kanë përfshirë disa zona të kryeqytetit dhe janë shoqëruar me ndërhyrjen e forcave të rendit.
Gjatë protestës, shënjestër e flakëve janë bërë disa institucione kyçe, përfshirë Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, pranë zonës së "Zogut të Zi", ku u thye xhamat dhe u vu zjarr në një filial të Tirana Bank, protestuesit u shpërndanë duke krijuar kaos.
Grupimet e qytetarëve qëndruan për orë të tëra para Kryeministrisë, ku nuk munguan përplasjet me efektivët e policisë, të cilët u kundërpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës.